Euronews: Shqipëria dërgon ekip mjekësor për të ndihmuar Italinë në luftën me pandeminë

29/03/2020 - 18:28

Vendimi për të dërguar një ekip shqiptar me 30 mjekë dhe infermierë në Itali është pasqyruar edhe në Euronews. Media ndërkombëtare i bën të ditur ndjekësve të saj se ekipi shqiptar u shoqërua në aeroportin e Tiranës nga kryeministri Edi Rama.

“Mjekët shqiptarë do të shkojnë në rajonin e Lombardisë për të ndihmuar kolegët e tyre. Sot jemi të gjithë italianë. Italia do ta fitojë këtë betejë”, shkruan Euronews duke cituar kryeministrin.

Zona ku do të dërgohet ekipi shqiptar është më e goditura nga kjo krizë. Aty janë shënuar më shumë se gjysma e viktimave në të gjithë vendin.

“Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të qëndrojnë një muaj në Itali dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare”, thuhet në lajm ku shtohet më tej se Shqipëria ka një komunitet të rëndësishëm në Itali me rreth 400 mijë shqiptarë që jetojnë atje.

Euronews kujton faktin se Shqipëria ka thirrur mjekë dhe infermierë në pension që t’i bashkohen luftës kundër pandemisë.

“Ky vend i varfër europian po përgatitet për më të keqen, për shkak të mangësisë në pajisje dhe mjekë, të cilët kanë emigruar”, shton Euronews, ku ndër të tjera citon edhe OBSH-në, sipas së cilës Shqipëria ka 1.2 mjekë për 1000 qytetarë ndërsa Italia 4.1 mjekë për 1.000 banorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve

Tirana International Airport (TIA) ka bërë me dije uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka informuar gjithashtu edhe një plan investimesh në

Shijaku ka qenë një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku si pasojë e reshjeve të shumta gjatë janarit, ka dalë nga shtrati lumi Erzen.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa nga 3512 teste të kryera jan