Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja i është përgjigjur Partisë Demokratike e cila tha se ardhja e EUROPOL në Shqipëri ishte një dëshmi që në Shqipëri "gëlon" krimi.

Ministri deklaroi se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi tregon se EUROPOL ka besim dhe se është një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

"Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë. Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 23 milion shqiptarë, në 2009 9 milion", tha Lleshaj.