Eurostat: Në mars-tetor 2020, rreth 300 mijë vdekje më shumë në BE nga Covid-19

21/01/2021 - 07:49

Pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars-tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019, raportoi Eurostat.

Gjatë marsit 2020, numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 filloi të rritet me shpejtësi në disa vende evropiane. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme. Për të dhënë një panoramë më të qartë të ndikimit të pandemisë në mortalitet, Eurostat nisi të raportojë shtesën e vdekjeve bruto në vitin 2020 në raport me vitet paraardhëse.

Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297,500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019.

Gjatë muajve shtesa e vdekjeve disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Megjithëse shtesa e mortalitetit u vu re gjatë gjithë vitit, në të gjithë Evropën, kulmi dhe intensiteti i shpërthimit ishte i ndryshëm në të gjithë vendet.

Duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për të dhëna në kohë mbi krizën aktuale shëndetësore pas shpërthimit të COVID-19, treguesi i ‘vdekshmërisë shtesë’ shprehet si përqindje e vdekjeve shtesë krahasuar me periudhën fillestare. Sa më e lartë të jetë vlera, aq më shumë vdekje shtesë kanë ndodhur krahasuar me mesataren para vitit 2020.

Sipas Eurostat gjatë fazës së parë të pandemisë në muajin mars Spanja dhe Italia kishin normat më të larta të mortalitetit prej pandemisë, ku norma e vdekshmërisë bruto u rrit me 40%, ndërsa në prill u përfshinë edhe disa rajone të Francës, sidomos në Veri. Më pas gjatë verës nga qershori në shtator, norma e vdekshmërisë ishte 10-20 për qind me rritje sipas vendeve. Me valën e dytë të pandemisë vdekshmëria u rrit me 40% në disa vende të Europës Lindore dhe 0-30 % në vendet e tjera.

Shqipëria, rritje 25.7% për 9-mujorin

Edhe Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë. Gjatë 9 -mujorit 2020, janar-shtator, në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit.

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë).

Historikisht, të dhënat tregojnë se periudha kur ka më shumë humbje jete është tremujori i parë, ku për shkak të motit të ftohtë bie imuniteti kryesisht i të moshuarve. Në tremujorin e dytë e të tretë. numri i vdekjeve bie dhe në tetor-dhjetor, kur fillon e ftohet moti, rritet sërish, por duke mbetur nën nivelin e janar-marsit.

Por, rritja e vdekjeve në tremujorin e tretë të këtij viti ishte aq e fortë, sa jo vetëm ktheu tendencën rënëse të 6 -mujorit, por bëri që 2020-a të jetë viti me vdekjet më të larta të paktën që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat, duke ia kaluar 2015-s, që e mbante rekordin deri tani./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Europian i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me kompaninë “Emaar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dhëni

Detaje të reja zbardhen në lidhje me ndarjen e parakoshme nga jeta të 27-vjepares Ariola Sakollari për shkak të Covid-19. 

Proçedohen penalisht 10 shtetas në Kukës për aktivitete të paligjshme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të japë sot vendimin për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur me shkarkimin nga detyra t

Ky është momenti i aksidentit të çuditshëm në Durrës, i cili ndodhi paraditen e djeshme në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.

Pas vendimit të mjekut Tritan Kalo për t’u larguar nga Komiteti i Ekspertëve ka reaguar doktori Erion Dasho.

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëv

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë sipas MeteoAlb.

Brenda muajit maj pritet të përfundojë ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane në Spitallë, ku do të ndërtohet lagjja e re p

Në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak u zhvillua paraditen e kësaj të mërkure dëgjesa publike me grupet e interesit dhe pjesë të sh