Kjo është fabrika e përpunimit të drurit dhe të prodhimit të paletave që është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç duket edhe nga video që “DurrësLajm” publikon në ambientet e brendshme të fabrikës, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lënda e parë dhe materialet e fabrikës, kryesisht paleta druri, kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit, ndaj edhe banorët pranë objektit në flakë kanë kaluar orë të vështira, pasi tymi dhe zjarri rrezikonte shëndetin dhe jetët e tyre.

Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme në këtë biznes, ndërsa hetimet e mëtejshme do të sqarojnë më tej rrethanat e shkakun e zjarrit.