01/12/2020 - 10:12
Ka nisur këtë të martë seanca në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish- gjyqtarin, Luan Daci.
SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Dacin, i cili u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë.
Pak muaj më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.
/portali DurresLajm/