Faqja e lotarisë amerikane jashtë shërbimit

Postuar: 12/10/2017 - 17:19

   Të gjithë ata shqiptarë që kanë provuar të hedhin lotarinë amerikane “DV Lottery 2019” dhe nuk kanë mundur do të hapin faqen e vënë në dispozicion nga Departamenti i Shtetit, nuk duhet të shqetësohen.

Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale ku sqaron të gjithë se faqja është jashtë funksionit në mbarë botën për arsye teknike e mirëmbajtjeje dhe se po punohet për rikthimin e shërbimit.

“Është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaron se do të njoftojë për çdo informacion të mëtejshëm përmes rrjeteve sociale dhe faqes së internetit.
Lotaria amerikane u hap më 3 tetor dhe mbyllet zyrtarisht më 7 nëntor. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë ë

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedh

   143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej viktimave ishin femra.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Tr

   Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Çështja “Shullazi” vijon të përplasë prokurorë të Krimeve të Rënda dhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Pak ditë pas aksionit të IKMT-së në Jalë për prishjen e 9 objekteve që nuk dispononin dokumente dhe ishin në tokë shtetërore, kreu i Insp

Dosja “Shullazi”, ka shkaktuar një kaos të vertetë brenda ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta

I gjendur në mes të Durrësit sheshi "Veliera" ka lënë një impakt jo të mirë tek mijëra turistë që na kanë vizituar këtë sezon veror.

Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës,