“Far West” në Kavajë me bilanc tragjik, një vitimë dhe 5 të palgosur, të gjithë të pafajshëm dhe kalimtarë të rastësishëm në vendngjarje ku pati një përplasje me armë mes dy grupeve rivale.

Viktimë ka mbetur Ramazan Haslliu, i cili kishte dalë për të blerë bukën dhe teksa po kthehej për në banesë, është goditur nga plumbat.

Gjithashtu, nga të shtënat janë 5 të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Operatori i “DurrësLajm” sjell dhe pamjet e para të mbërritjes së të plagosurve në urgjencë dhe familjarëve të tyre që presin jashtë saj.

Të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj dhe Arben Ajdini. Ndërsa dy autorët janë dy vëllezër me iniciale M. A dhe D. A. Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Ende nuk ka informacion për arsyet e këtij konflikti të rëndë.