FASTIP në Durrës, zgjedhja më e mirë për studentët. Studime të larta dhe punësim të menjëhershëm (VIDEO)

Postuar: 19/06/2018 - 20:15

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të tyre 3-vjeçar në shkollën e mesme.

Por pas përfundimit të provimeve, një sfidë tjetër nis për maturantët që kanë dëshirë të ndjekin studimet e larta.

Në morinë e dhjetëra universiteteve publike e private dhe qindra fakulteteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ata do të përzgjedhin atë, që mund të japë një impakt të rëndësishëm në formimin e tyre intelektual dhe profesional në të ardhmen.

Por kush do të ishte zgjedhja më e mirë për ta?

Përgjigjja më e mirë për maturantët është FASTIP, fakultet i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës sepse:

FASTIP-i ofron studime universitare duale dhe punësim të menjëhershëm në profesion, një metodologji gjermane kjo shumë e suksesshme.

Mësimdhënia në FASTIP zhvillohet në shqip dhe në anglisht me profesorë ndërkombëtarë nga universitete europiane dhe më gjerë.

Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me diplomën Bachelor dhe me kontratë punësimi nga kompania trajnuese.

Gjithashtu, ka mundësi studimi të mëtejshme në programe Master/Doktoraturë brenda dhe jashtë vendit.

Studimi në FASTIP krijon mundësi për studentët për të punuar me Bankën Kombëtare Tregtare, Vodafone Albania, Harmonia Hotels-Group.

FASTIP mbetet zgjedhja juaj më e mirë për karrierën profesionale.

Cili është FASTIP?

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës.

Ky fakultet është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 827 datë 11.06.2008 "Për hapjen e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare", i ndryshuar, dhe funksionon në bazë të sistemit dual të arsimimit, model i njëjtë me Akademitë Profesionale të Landit Baden-Würtemberg, Gjermani.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) ofron studime universitare duale Bachelor në:

  • Menaxhim i Bankave 
  • Menaxhim i Hoteleri-Turizëm
  • Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Çdo student që përzgjedh njërin nga programet e studimit që FASTIP ofron, përfiton:

1. Mësimdhënie cilësore nga profesorë të huaj dhe vendas

- Njohuritë më bashkëkohore të mësimdhënies i ofrohen studentëve të FASTIP nga profesorët e ftuar ndërkombëtarë dhe profesorët e brendshëm me eksperiencë të shkëlqyer akademike.

2. Garanci punësimi në profesion 

- Mbi 95% e studentëve të diplomuar në FASTIP janë punësuar direkt në kompaninë ku janë trajnuar profesionalisht për tre vite me rradhë.

3. Kurrikula në koherencë të plotë me nevojat e tregut

- Kurrikulat e FASTIP janë hartuar nga një grup pune me ekspertë të huaj (ekspertë të GIZ-Albania) dhe ekspertë vendas në përputhje me rezultatet e studimit të tregut.

4. Njohje dhe përdorim i gjuhës angleze si gjuhë pune 

- Mbi 60% e orëve mësimore në FASTIP zhvillohen në gjuhën angleze.

5. Përvojë pune në profesion që në muajt e parë të fillimit të studimeve në FASTIP

- Falë raportit 50% teori në auditoret e FASTIP dhe 50% trajnim profesional në kompani arrihet që studenti të fitojë përvojë pune që sapo fillon studimet në këtë fakultet.

6. Ofertë punësimi në profesion

- Rekrutimi i studentëve realizohet përmes një konkursi pranimi (testim në anglisht + intervistë punësimi). Kompanitë janë ato që rekrutojnë studentët tanë duke u dhënë statusin e dyfishtë: student dhe i punësuari i kompanisë në të njëjtën kohë.

Menjëherë pas përfundimit të programit tre vjeçar të studimit, studenti i FASTIP merr në dorë:

  • Diplomën Bachelor (diplomë me 180 kredite lëshuar nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës), me të cilën ka mundësi të vazhdojë studimet në programe Master brenda apo jashtë vendit, 
  • Kontratën e punës nga kompania ku ka zhvilluar trajnimin profesional për tre vite me rradhë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë ë

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedh

   143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej viktimave ishin femra.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Tr

   Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Çështja “Shullazi” vijon të përplasë prokurorë të Krimeve të Rënda dhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Pak ditë pas aksionit të IKMT-së në Jalë për prishjen e 9 objekteve që nuk dispononin dokumente dhe ishin në tokë shtetërore, kreu i Insp

Dosja “Shullazi”, ka shkaktuar një kaos të vertetë brenda ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta

I gjendur në mes të Durrësit sheshi "Veliera" ka lënë një impakt jo të mirë tek mijëra turistë që na kanë vizituar këtë sezon veror.

Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës,