Federata Shqiptare e Aeronautikës ka reaguar pas ngjarjes së një dite më parë, kur një pilot 39-vjeçar u rrëzua gjatë hedhjes me parashutë nga Qafa e Llogarasë.

Federata Shqiptare e Aeronautikës, sqaron publikun se piloti në fjalë nuk ka qenë pjesë e ekipit profesionist të pilotëve të tyre.

Ndërsa shprehin keqardhje për incidentin, ftojnë të gjithë ata që duan të shijojnë mrekullinë e fluturimit, të vazhdojnë të besojnë tek ekipi i vetëm serioz që ofron sigurinë e garancinë si këto 27 vjet.

REAGIMI

Federata Shqiptare e Aeronautikes shpreh keqardhjen dhe shqetesimin per nje incident qe ka ndodhur ne dt. 9 gusht 2020 ne Llogara, kur nje fluturim dysh deshtoi, fatmiresisht pa pasoja tragjike, per nje gabim njerezor. Federata sqaron se ngjarja ne fjale nuk ka te beje absolutisht me aktivitetin 27 vjecar te fluturimeve dyshe, me pasagjere, zhvilluar nga pilotet profesioniste te Federates sone, nen organizimin e SkySportS Albania. Ekipi i piloteve profesioniste qe operojne ne Llogara jane pilote te ekipeve kombetare te Shqiperise edhe Kosoves nen Federaten Shqiptare te Aeronautikes dhe Federates Aeronautike te Kosoves, te cilet respektojne cdo rregull e protokoll qe kerkojne sportet e bukura te ajrit. Ftojme te gjithe ata qe duan te shijojne mrekulline e fluturimit te vazhdojne te besojne tek ne si ekipi i vetem serioz qe ofron sigurine e garancine si keto 27 vjet. Kush fluturon, dashuron.