Fëmijët dhe të rinjtë e Durrësit kanë zhvilluar një manifest proteste para bashkisë së Durrësit me rastin e 1 Qershorit.

Në këtë ditë, e cila konsiderohet festë nga të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre, ky grupim në Durrës kërkoi ngritjen e një Qëndre Rinore në mungesë të aktiviteteve sociale për fëmijë.

Të rinjtë janë shrehur se prej 17 vjetësh u premtohet nga të gjithë drejtuesit e bashkisë ndërtimi i një qëndre për fëmijë e të rinj, por deri tani kjo nuk është bërë realitet.

Një prej të rinjve, i grupimit të moshës 16 +, Leonardo Bezhi tha se ndërtimi i kësaj qëndre rinore është mbështetur edhe nga qytetarët e Durrësit, të cilët kanë firmosur edhe një peticion.

Të rinjtë kërkojnë që të tërheqin vëmendjen e bashkisë që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak të jetë në rendin e ditës edhe kjo si një pikë e rëndësishme për rininë durrsake.

K.H.