Fermerët protestojnë sërish për TVSH-në

20/03/2019 - 10:57

Në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjes, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe disa rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për një afat dyditor, duke nisur nga e marta.

Ndërkohë, kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend paralajmëruan gjithashtu se do të përshkallëzonin veprimet, duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti gjatë dy ditëve pasuese, duke nisur nga sot dhe për ditën e nesërme.

Pikërisht për të protestuar kundër masës që hyri në fuqi prej 1 janarit të këtij viti për TVSH-në e rimbursueshme, që u ul nga 20 për qind në 6%, pavarësisht kundërshtimeve nga agroindustria, paraditen e kësaj të mërkure, të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues, u mblodhën në një manifestim paqësor në Lushnje.

Sipas tyre, ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë përgjime të tjera ku përfshihet një mafioz që flet me një nga ministrat e kabinetit të R

Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipul

Pas postimit në Tëitter të kryeministrit Rama ku shkruante se do ta padiste gazetarin e Bild në gjykatat gjermane, ka reaguar Peter Tiede

“Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fundit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të votës së shqiptarëve në 2017

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër.

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas publikimit ditën e sotme në gazetën gjermane “Bild”, të 16 përgjimeve të reja nga dosja “339

Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138.

Edhe ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës është pjesë e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjer