Sheshi “Liria” në Durrës është veshur Kuq e Zi me rastin e festave të Nëntorit. Pak ditë më parë, më 14 nëntor, Durrësi festoi 76-vjetorin e Çlirimit të qytetit bregdetar.

Së fundmi ndërmarrja e dekorimit të qytetit ka shtuar flamujt në sheshin qëndror të Durrësit për të përforcuar atmosferën festive për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit, në një kohë kur po përballemi me pandeminë e Covid-19.

Ndryshe nga vitet e kaluara zbukurimi është përqendruar vetëm në sheshin “Liria” dhe jo në rrugët kryesore të Durrësit.