Fier: përplasen tre mjete, tre persona plagosen

06/08/2013 - 13:29

FIER, 6 gusht 2013 - Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar sot në qytetin e Fierit, pas një përplasje të trefishtë automjetesh. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në lagjen ‘Kastriot’, në një nga kryeqëzimet e unazës.

Tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe kalimtareve. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mejte me targa shqiptare AA 672TY dhe FR 4273 dhe një mjet tip ‘Mitsubishi’ me targë greke ZYK 86 11. 
Sipas të dhënave të policisë shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë manovrimi i gabuar i mjetit tip 'Fuoristradë', i cili ka shkaktuar konfuzion tek dy drejtuesit e tjerë të cilët po prisnin në kryqëzim për të kaluar. Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar lehtë drejtuesit e autimjeteve dhe një grua që ndodhej në njërën prej makinave si pasagjerë. Nga përplasja e makinave fatmirësisht nuk është lënduar asnjë kalimtar i rastit. 
Policia ndërkaq po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të trefishtë. Të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



/BalkanWeb/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në 30 qershor garën e kanë me veten.

Dita e sotme parashikon reshje shiu në të gjithë territorin.

Policia e Durrësit informon rreth aksidentit të rëndë që ndodhi sot në hyrje të Durrësit, ku një tren përplasi një djalë të ri.

Shkrihet Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Sokol Binajn, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Meteoalb parashikon se alternime kthjellimesh dhe vranësirash do dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë këtë të hënë.

“Një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën.

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së V

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po