Filipinasit "zbarkojnë" në anijet e peshkimit në Durrës (VIDEO)

21/11/2019 - 17:35

Shqipëria po eksporton drejt Evropës dhe botës, jo vetëm mjekët, inxhinierët, ekonomistët e saj më të mirë por edhe profesionistët e thjeshtë, duke bërë që tregu sot të jetë i uritur për fuqi punëtore. Në këmbim të tyre po merr fuqi punëtore nga ishujt Filipine, sepse nuk ka kush të pastrojë, të hedhë e të ngrejë rrjetat e peshkut.

Mungesa e fuqisë punëtore po vihet re gjithmonë e më shumë, në shumë sektorë me impakt të madh social e ekonomik, si pasojë e largimeve masive të të rinjve drejt Evropës. Një prej industrive më të rëndësishme në Durrës, ajo e peshkimit është duke “vuajtur” thellësisht mungesën e fuqisë punëtore. Pronarët e anijeve kanë punësuar shtetas kryesisht filipinas, të cilët janë edhe të trajnuar për të kryer gjithçka në anije, që nga pastrimi i rrjetave e deri tek drejtimi i anijeve në gjueti.

Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit në Durrës, Indrit Buka, në një intervistë për DurrësLajm tha se sektori i peshkimit ka nevojë për fuqi punëtore, por në treg mungon krahu i punës. Edhe ata të rinj që duan të punësohen, nuk i plotësojnë kriteret për t’u punësuar në anije.

Shtetasit filipinas janë një mundësi shumë e mirë për pronarët e anijeve të peshkimit në Durrës. Por një ligj i Ministrisë së Mjedisit, ministria e linjës, kërkon që pronarët shqiptarë të punësojnë një të huaj për 10 punëtorë shqiptarë, duke kushtëzuar në maksimum punësimin e të huajve, edhe pse fuqia punëtore mungon. Buka thotë se i është kërkuar ministrisë dhe ka nisur rishikimi i këtij kriteri për të mos u bërë pengesë për zhvillimin e industrisë së peshkimit. Krahas peshkimit, është fasoneria një sektor tjetër që kërkon fuqi të madhe punëtore dhe nuk mund të plotësojë kërkesat në zyrën e punës.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas përplasjes së dy trageteve në portin e Durrësit, ka ardhur reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Nis rimorkimi i tragetit të linjës Durrës - Ankona për të bërë të mundur nisjen e udhëtimit të tij drejt Italisë.

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Mëngjesin e sotëm, veliera “Tiara”, me 4 turistë në bord, kishte ngecur në bregdetin e Durrësit, në afërsi të Sfinksit.

Në mes të panikut dhe frikës së qytetarëve, që vrapuan për të blerë maska dhe dizenfektues për koronavirusin, kryeinspektorja e Inspektor

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi pasoja shumë të rënda në Durrës, qyteti më i goditur nga fatkeqësia natyrore.

Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruara me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgj

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e serave, tuneleve, reparteve ushtarake, zonave pyjore me që

Qytetarët në Durrës shprehen të habitur për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytet ku 63-vjeçari Rruzhdi Tasuni vrau bashkëshorten Hajdi