Fillon ndërhyrja për eleminimin e rrëshqitjes në Kërrabë-Elbasan

24/09/2018 - 12:46

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektoi sot fillimin e punës për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin. Sipas kontratës së lidhur me kompaninë,e cila do të kryejë punimet, ndërhyrja do të zgjasë për një periudhë prej 4 muajsh.

“Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes”, u shpreh drejtori i ARRSH-së Qendro.

Në vlerësimin e tij, me rëndësi është që gjatë periudhës së ndërhyrjes të garantohet dhe siguria e kalimit të qytetarëve.

“Një rëndësi të veçantë ka siguria e kalueshmërisë në këtë segment. Kemi marrë të gjitha masat me kompaninë që kalueshmëria të jetë e sigurtë. Siç e shikoni dhe ju po merren dhe masa shtesë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes Autoritetit Rrugor, Policisë Rrugore dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Është një projekt me gjysëm tunel siç e kemi deklaruar dhe më përpara. Një projekt që i jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë këtë skarpatë e cila ka hapur problem për një kohë shumë të gjatë”, nënvizoi Qendro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për qeverinë dhe kryeministrin

Zbardhet rendi i ditës i mbledhjes së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 të së mërkurës në

Një ish-regjistrues dhe tre specialistë të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec janë kallëzuar penalisht

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE-së dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Ti

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit në vend, mbi situatën e reshjeve, temperaturave dhe

Ka skaduar afati për ankimet e prokurorëve në garë për KLP.

Në kuadër të masave ligjore që ndërmerren nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera shtetërore për vendosjen e një regjimi të r

Pak ditë pas kësaj deklarate të Ministrit të Infrastrukturës, dalin në dritë të tjera të dhëna që zbulojnë se kush qëndron pas kompanisë

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Bahri Musabelliu teksa i përgjigjej një studenti të

Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.