Ditën e mërkurë do të nisin punimet për rehabilitimin e një pjese të autostradës Tiranë–Durrës, nga segmenti i Qafë-Kashar deri në Urën e Dajlanit, në të dy drejtimet e rrugës.

Në total i gjithë riparimi i pjesës së asfaltit të autostradës nga Vora deri në afërsi të Durrësit do të zgjasë 2 javë, nga data 7 deri më 21 prill.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i automjeteve do të bëhet përmes devijimit të trafikut në varësi të vendit ku do të përqendrohen punimet.

Trafiku do të bllokohet pjesërisht, sipas grafikut të punimeve, të cilat fillimisht parashikohet të përqendrohen në aksin nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit.

Ditën e parë makinat do të duhet të kalojnë në devijimin Qafë-Kashar për në Rinas dhe në rrugën dytësore, më pas për në rrugën e vjetër Vorë–Maminas, ditën tjetër në Maminas-Sukth dhe Sukth-Shkozet.

E njëjta logjikë do të ndiqet edhe kur të bllokohet qarkullimi në drejtimin Durrës-Tiranë.  Nëse punimet do të ndërpriten për shkak të reshjeve të shiut dhe qarkullimi do të vazhdojë normalisht, Autoriteti Rrugor do të bëjë sërish njoftim.

Rehabilitimi i autostradës Tiranë–Durrës është pjesë e projektit të mirëmbajtjes së rrugëve të financuar nga qeveria dhe Banka Botërore.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin:…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Tuesday, April 6, 2021