Finalizohet "Prita" në Durrës, arrestohen dy personat që bënë namin në banesa e lokale

17/10/2019 - 15:04

Goditet një tjetër grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës në Durrës. Uniformat blu finalizuan operacionin "Prita", duke arrestuar në flagrancë në tentativë për të vjedhur një dyqan 2 shtetas, 1 shpallet në kërkim, ndërsa 1 procedohet në gjendje të lirë.  

Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, kryesisht në banesa dhe lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës;

J. P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës;

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë shtetasi J. T., 17 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.A., 17 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë duke vjedhur dyqanin bulmetor që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”. 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:

Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vjedhur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”.

Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal, ku kanë marë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.

Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.

Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.

Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të rinj dhe një kapuç i zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesa duket nuk kanë të mbaruar problemet me gabimet gramatikore të grupit të deputetëve të Parlamentit që morën mandatet e lëna të Partis

Avokati dhe përmbaruesi i njohur nga Durrësi, Lorval Petani ka marrë në Assisi, Itali titullin "Cavaliere Crociato".

30-vjeçarja nga Kavaja, Marsida Qatja, e cila u bë e njohur pas konfliktit me armë në banesën e saj, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, vi

Dy avionë amerikanë janë ulur në pistën e bazës ajrore të Kuçovës që pritet të kthehet në një bazë funksionale të NATO-s.

Policia e Durrësit merr masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash sigurie për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Francë ditën e nesërme.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktat

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.