Financat: Procedim disiplinor për 36 punonjës të administratës fiskale

Postuar: 18/06/2017 - 17:15

Ministria e Financave thotë se janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve duhet të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar pasi kanë thyer urdhrin e monitorimit të fushatës duke cenuar standardin e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Financave, pas inspektimeve intensive, konstaton me shqetësim se rregullat e parashikuara në Urdhrin e Monitorimit nuk po respektohen nga disa institucione të varësisë në Tiranë dhe rrethe.

“Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Po kështu, mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor si dhe në FAF Sha. Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cenuar kështu standarsin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik”, sqaron policia.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr. 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kushdo që ëndërron drejtësi nga Gjykata e Lartë, nuk ndodhet në vitin 2018, por në vitin 2014, kohë në të cilën ka ngecur stoku i dosj

   Ambasada Amerikane në Tiranë pranon aplikime për praktikant në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “

Grupi i këshilltarëve të LSI-së bëri dy propozime në Këshillin Bashkiak por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga bashkia.

Disa vjedhje të ndryshme janë regjistruar në Durrës brenda 24 orëve, ku pre e hajdutëve kanë rënë banesa e subjekte private biznesi.

Personi që shihni në foto është Bledar Jambelli, ose i quajtur edhe ndryshe Rikardo Muho.

Armand Teliti, kreu i këshilltarëve demokratë i cili u ndesh "dhëmb për dhëmb" me kryebashkiakun Vangjush Dako përgjatë gjithë mbledhjes

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Avokati i Nezar Seitit mohon që klienti i tij të ketë deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Ish-truproja i Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lajmëruar se është vetëdorëzuar në policinë turke.