Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”. Ndër emrat që lakohen edhe ai i Edison Kuranit, drejtues i agjencisë Noa.al, i cili mohon publikisht të ketë marrë para nga shteti fqinj për shkrime pro greke ne portalin qe ai drejton prej vitesh.

Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore që s’kam marr asnjë financim nga Greqia”, shprehet Edison Kurani NOA.AL.

Edison Kurani, rreshtohet në krahun e drejtuesve te portaleve të cilët kërkojnë transparencë edhe publikimin e emrave, por ka një sugjerim.

Të behet kujdes se mos të ndodhë si me NOA-n që u dëmtua se pastaj ndikon edhe tek besueshmëria”, thotë Edison Kurani.

Në kërkesën e publikimit të emrave, Mentor Nazarko rendit edhe një tjetër rrezik.

“Rrezikon cënimin e lirisë”, thotë Mentor Nazarko, Konica.al.

Drejtuesi i portalit Konica.al njëherësh analist thotë se ndikim grek në Shqipëri nuk është lajm i ri. Ai flet për dy axhenda të shtetit fqinj tek ne, ekonomike dhe kulturore.

Lajmi i ditëve të fundit i dha jehonë debatit nëse pas vettingut në drejtësi dhe një të munduri në politik, a duhet t’i nënshtrohet vettingut edhe media?

“Për mua, ligjet janë dhe mjafton pse jo dhe vetting”, thotë Nazarko.

Top Channel