Megjithëse fitoi bindshëm në qarkun e Durrësit duke fituar 8 mandate, dyfishin e rivalëve të përhershëm të PD-së dhe 4-fishin e mandateve të marra nga LSI, PS e Durrësit nuk do të mbajë festime në qytet.

Burime pranë kësaj partie, pohuan për DurrësLajm se PS e Durrësit do t’i bashkohet festimeve që pritet të mbahen në Tiranë, në sheshin “Skëndërbej”, mbrëmjen e sotme.

Dy vite më parë, kur Dako fitoi mandatin e tretë në krye të bashkisë së Durrësit u organizua në sheshin para bashkisë një festë spontane, ku nuk munguan edhe fishekzjarret.

Këtë herë, socialistët e Durrësit pritet të festojnë në kryeqytet fitoren bindëse të PS, që arriti të marrë 74 mandate në shkallë vendi.