Anija turistike "Aqua Marine" është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa anija është shkrumbuar.

Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, ka përfshirë të gjithë anijen. 

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.