Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje, që tronditi një ditë më parë qytetin e Durrësit. Leo Nika, autori i vrasjes së dy prindërve të tij, ngjarje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Xhafzotaj, ka deklaruar në polici se sherri me nënën e babain nisi për çështje parash.

“Debati nisi për çështje parash. U kërkova prindërve para për të ikur në Itali. Nuk më dhanë, prandaj nisi sherri. Nuk mbaj mend se si i qëllova prindërit”,- mësohet të ketë thënë 29-vjeçari.

“DurrësLajm” mëson se Leo Nika nuk ka kartelë të hapur për gjendjen e tij mendore,  ai aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, nën vëzhgim, në Komisariatin e Durrësit.

Dyshohet se shkak i gjendjes depresive të 29-vjeçarit të ketë qenë varfëria e papunësia. 

Ndërkohë bëhet me dije se gruaja dhe vajza e Nikës rrinin tek shtëpia e saj.