Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. E reja ka rrëfyer në një intervistë për Abc News, se si u gjend në mes të kësaj historie.

Adela shprehet se kishte një muaj e gjysmë lidhje me Astritin, dhe thekson se nuk kishte dijeni për jetën e tij. Po ashtu ajo ka hedhur poshtë dëshminë e saj të mëparshme se priste një unazë fejese nga ky i fundit.

Adela Berisha: Unë thjesht kam një muaj e gjysmë me atë. Nuk kam asgjë me Astritin, nuk e njihja ça robi ishte ky, ça bënte dhe nuk me intereson. Njerëzit nuk kanë pse të folin keq për mua sepse unë nuk kam hak. S’kam lidhje fare.

Gazetari: Ju nuk kishit dijeni për aktivitetin kriminal të tij?

Adela Berisha: Jo. Thjesht më merrte në telefon me privat, me gjëra kështu, dilja pija kafe.

Gazetari: Policia thotë se ju e keni mbështetur në disa raste.

Adela Berisha: Jo, aspak.

Gazetari: Po në momentin e arrestimit?

Adela Berisha: Aty nuk kisha çfarë të bëja, sepse sapo u ula në kafe dhe unë nuk e dija cfarë bënte ky. Pastaj ia kam shpjeguar policisë.

Gazetari: Gjatë deklarimeve tuaja, keni thënë se prisnit një unazë fejese nga ai apo jo?

Adela Berisha: Jo, jo. Ne thjesht kena pas dhe më ka thënë që mos shkojnë gjërat edhe më shumë për diçka më së shumti. Por kjo që ndodhi tani… 

Gazetari: Kishit dijeni për jetën e tij të mëparshme, e dinit që kishte qenë i arrestuar në Itali, 7 vite për vjedhje?

Adela Berisha: Jo. /abcnews