Flet nëna e Stresit pas arrestimit të reperit në hotel: Hakmarrje e Taulant Ballës!

19/10/2018 - 10:50

"Hakmarrje 24 orëshe", e quan Shpresa Lushaj arrestimin e të birit, Stresi dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë. Arrestimi i reperit të njohur bëri mjaft bujë, ndërsa policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.

Po ashtu policia publikoi edhe videon e arrestimit, teksa shihet që këngëtari është prangosur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, ndërsa mbi tavolinë kishte edhe viza kokaine.

Mirëpo sipas nënës së Stresit, e cila është shprehur për gazetën "Panorama" e gjithë kjo skenë ka ndodhur për hakmarrje. Gjithaçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi i saj Sali Lushaj ka depozituar në Gjykatën e Tiranës për deputetin e PS, Taulant Balla.

"Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe", shprehet ajo.

Lushaj shton më tej se pistoleta e pretenduar se mbahej nga i biri nuk eshtë e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi policia, që sipas saj e arrestoi në gjumë.

"U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë", ka shtuar ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me tri vajza të vogla durrsake dhe nxënëse shumë të m