Fluks automjetesh ka pasur sot në pikën kufitare të Kapshticës, teksa emigrantët udhëtonin drejt vendeve të tyre të punës në Greqi pasi festuan Pashkët ortodokse me familjarët e tyre në Shqipëri.

Mësohet se pala shqiptare po punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 2 të tilla.