Forca të shumta sigurie në portin e Durrësit, kalohet me sukses testi i sigurisë (VIDEO)

20/04/2019 - 13:20

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mbarëvajtjen e çështjeve të sigurisë në anijet dhe portet e hapura të Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një testim sa i takon nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin Durrës.

Ushtrimi i sigurisë ka për qëllim testimin e Planit të Sigurisë së Portit, gadishmerinë e Forcës së Sigurisë dhe bashkëveprimin e strukturave përkatëse ligjzbatuese në port. Demonstrimi i ushtrimit testues u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Drejtuesit portual thanë se ushtrime të tilla testuese zhvillohen vazhdimisht dhe se të gjitha agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit.

“Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit”, u shpreh Hysni Aruçi, Drejtor i Sigurisë Portuale.

Nga ana e saj, ministrja Balluku tha se Porti i Durrësit është një port i certifikuar që ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se siguria në pikat kufitare është një nga arsyet pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë sa më pranë kujdesit për qytetarët dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, nënvizoi Balluku.

Ushtrimi i sigurisë konsistonte në kalimin nga niveli 1 i masave të sigurisë në nivelin 2, që përfshijnë masa shtesë sigurie. U inskenua situata e një çante të braktisur në sallën e imbarkimit të pasagjerëve në Terminalin e pasagjerëve të  trageteve. Menjëherë u bë verifikimi i çantës nga punonjësi i shërbimit dhe më pas njoftimi nga Salla Operative e Drejtorit të FSPD, Drejtorit të APD, Drejtorit të  DPD, Drejtorit të ASHS, Policisë Kufitare dhe Emigracionit, kapitenit të portit,  shërbimit zjarrfikës dhe ambulancës së portit.

Plani i masave vijoi më tej me evakuimin e terminalit të pasagjereve dhe bllokimin e portave. Më pas, u bë investigimi i çantës me pajisjen eksploziv dhe qen eksploziv zbulues për të kaluar më pas në skaner për t’u siguruar për përmbajtjen e saj. Personi i cili pretendon se ka lënë çantën në terminal kontrollohet fizikisht si dhe verifikohet identiteti dhe bileta e udhëtimit. Pas vlerësimit të situatës vendoset kthimi i sigurisë portuale nga niveli 2 në nivelin 1.

Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Për vitin 2018, ky port ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 440.92 pasagjerë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se nga data 1 – 26 maj, kanë vendosur 131 gjoba, 6 subjekte janë mbyllur dhe 243 masa kanë qen

Shqipëria do të vazhdojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore si dhe në zon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar

Disa zona të Tiranës do të mbesin sot pa energji elektrike për disa orë, kjo për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy jav

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Është e vështirë sot t’i shpjegosh një turisti që vjen nga Kina, Tajvani, Gjermania apo Franca, si pjesë e tureve kulturore, se ajo