Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.

Efektivët e Batalionit të Vaut të Dejës u angazhuan gjatë gjithë natës për të bërë të mundur shurjen e flakëve. Nga zjarri i rënë u dogjën disa pyje e kullota, ndërsa nuk pati asnjë të lënduar.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, mjetet zjarrfikëse nuk mund të afroheshin në zonën që ishte përfshirë nga flakët.

Efektivët e FA-së u detyruan që të ecnin 6-7 km në këmbë gjatë natës për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për kalimin e mjeteve.