Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri thirrje mbrëmjen e së dielës në rrjete sociale, për mobilizim gjatë ditës së sotme, ku nisur nga informacionet e marra, forca të shumta policore do të rrethonin Teatrin Kombëtar.

Aleanca së bashku me mbështetësit e saj e kaluan natën brenda perimetrit të Teatrit Kombëtar, një “rezistencë” kjo që vazhdon edhe aktualisht, në një kohë kur në godinë gjenden efektivë të shumtë.

Gjatë paradites së sotme, kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj të policisë, e cila do të zhvillohet te Ministria e Brendshme, para sheshit të Teatrit.

Artistët e shohin të pakuptimtë prezencën e forcave policore dhe zhvillimin e ceremonisë pikërisht në godinën në fjalë.