Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Forumi Publik më 14 prill në Durrës, kandidatët për deputetë në debat. Asnjë përfaqësues nga PS

10/04/2021 - 22:08

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021, organizon një Forum Publik në Durrës me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme, qytetarëve dhe shoqërisë civile në një debat publik në formatin hibrid.  

Qëllimi i debatit është diskutimi i Kontratës Sociale, një dokument me prioritetet e përzgjedhura nga komunitetit i Durrësit, përmes një procesi konsultimesh, gjithashtu edhe të dëgjohen ofertat politike të subjekteve politike në raport me këto prioritete, bazuar në shtyllat kryesore: Shëndetësia; Zhvillimi Ekonomik; Infrastruktura Publike; Pjeësmarrja Qytetare dhe Transparenca. 

Organizatorja e këtij debati, Mirjam Reçi bën të ditur se ftesës për debat dhe diskutimit të Kontratës Sociale, i janë përgjigjur pozitivisht kandidatët për deputetë Igli Cara (PD), Enon Karapici (LSI), Valbona Sakollari (BD), Florian Tahiri (PDIU), Marsel Rupi (Nisma#Thurje).

Ndërkohë që bie në sy se asnjë kandidat nga e majta nuk pritet të jetë pjesë e debatit dhe sipas Reçit, pavarësisht se ju bë ftesë nuk pranuan të ishin të pranishëm.

Forumi do të organizohet me pjesëmarrje të ulët në vend pranë Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës, kjo për të respektuar protokollet anti COVID-19 dhe me lidhje direkte online në platformat ZOOM dhe Facebook.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hiqet tenda në sheshin "Liria" në Durrës, e ngritur për procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve për moshat +65 vjeç.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutraliz

Profesor Tritan Kalo ka dhënë lajmin e mirë mëngjesin e sotëm se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv që nuk është paraqitur

Më 11 janar, një zhurmë e fortë matrapiku dëgjohej në mes të Bulevardit Dyrrah – arteria kryesore e Durrësit, e cila e merr emrin nga top

Një ditë pasi portali "DurrësLajm" publikoi foto dhe video të situatës së krijuar në qytet për shkak të grumbujve me mbeturina, koshat e

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas

Këtë të shtunë, deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për sh

Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë.

Autoriteti Portual Durrës shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante prane Forcës së Sigurisë Portuale Durrës per pozicionin e punës: