Foshnja nga Durrësi humbi jetën për shkak të Covid, MSH: Vuante nga sindroma e rrallë, gjendja u rëndua brenda 24 orëve

20/11/2020 - 16:57

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar gjatë raportimit ditor rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në QSUT, ku një foshnje 16 muajshe nga Durrësi humbi betejën me Covid.

Sipash MSH, foshnja nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.", thuhet në njoftimin e ministrisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Nga 15 tetori kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë e deri më sot, janë vendosur thuajse 19 000 gjoba

Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit ja

Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios përdorën 130 kilogramë eksploziv për shembjen e një pallati përbri drejtor

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.