Bashkia njoftoi në fillim të sezonit turistik se autobusët me turistë nuk do të lejohen të qarkullojnë në rrugën kryesore të plazhit ndërsa në dispozicion të tyre do të jetë rruga dytësore.

Edhe pse ka shkaktuar mjaft debate e pakënaqësi me herët, ky vendim është marrë me qëllim shmnagien e trafikut të rënduar në rrugën "Pavarësia" për shkak të fluksit të lartë të turistëve në periudhën e verës.

Por pavarësisht vendimit për të mos lejuar kalimin në këtë aks, në redaksinë e "DurrësLajm" kanë mbërritur foto teksa një autobus me pushues kalon në rrugën e plazhit.

Mësohet se autobusi ka ndaluar pa u pikasur nga policia për të lënë turistët në bregdet, çka ka shkaktuar edhe trafik.