FOTO/ Durrës, ky është ish-kryekomunari i arrestuar për korrupsion me tokat

Postuar: 09/02/2018 - 12:03

Personi që shihni në foton kryesore është Sulejman Ibrahimi, ish-kryetari i Komunës Ishëm, lindur dhe banues në Durrës, që u arrestua sot bashkë me 3 ish-punonjës të tjerë të kësaj komune, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sulejman Ibrahimi, me detyrë ish-kryetari i Komunës Ishëm nga viti 2011-2015, duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se u ka dhënë toka familjarëve e të afërmve të tij në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara.

Në kuadër të një aksioni bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit, i cili vijon ende, bashkë me Ibrahimin, u arrestuan edhe Enver Shima, (me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm); Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish-Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), ndërsa për shtetasen Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) është dhënë masa e arrestit shtëpiak.

Ndërkohë janë duke u hetuar më shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjarë dhe të afërm të ish-kryetarit Ibrahimi), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuara. Hetimet vijojnë dhe nuk jepen detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin

Duket se nuk ka lajme të mira nga moti për ditën e nesërme.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas që vidhte kabinat e kompanive telefonik

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” lajmin e çmimit ndërkombëtar që fitoi projekti i “Sfink

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës sektori legalizimi, 3 ish-përgjegjës sektori legalizimi dhe 2 specialistë të drejt

Një drejtues mjeti që lëvizte me shpejtësi gati 100 km/h në Rrugën e Kavajës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, është ndaluar nga policia.

Vijon dominimi i kthjellime në Veri dhe zonat Qendrore, por vranësira kalimtare do të ketë ekstremi Jugor i vendit.

   Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet n

   Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.

   I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Llirë”, Arjan Çani i ka treguar ish-ministrit i brëndshëm një video të vitit 2012 kur kishte “para