Këta janë dy viktimat Dorjan Shkoza, 35 vjeç nga Shijaku dhe Anxhelo Avdiu, 24 vjeç nga Nishtulla, që humbën jetën si pasojë e atentatit të djeshëm në Shkozet.

40 persona janë shoqëruar deri më tani në polici, për t’u marrë në pyetje për krimin e rëndë. “DurrësLajm” mëson se janë kryesisht familjarët e dy viktimave dhe shokë e dëshmimtare okularë, të cilët policia po i pyet rreth konflikteve të mundshme që kishin dy viktimat mbi të kaluarën e tyre.

Po ashtu po bëhen pyetje dhe rreth njerëzve me të cilët ata kanë bashkëpunuar dhe nëse kanë pasur kërcënime, në mënyrë që të hidhet dritë mbi motivin e vrasjes.

Deri më tani, nuk dihet ende se cila ka qenë shënjestra e atentatit apo nëse kanë qenë që të dy viktimat.

Burimet nga grupi hetimor bënë me dije për “DurrësLajm” se dyshohet që njëri prej viktimave të jetë përfshirë në pazare dhe ngjarje kriminale, por deri tani nuk u janë dhënë të dhëna të mjaftueshme policisë që do t’i çonte drejt ekzekutorëve.