Mjeti tip “BMW X5” që u shkrumbua në Durrës, është në pronësi të Ardian Gurrës, drejtorit të Arsim-Kulturës dhe Komuniteteve Fetare në Bashkinë e Durrësit.

Ngjarja u regjistrua gjatë natës te rruga paralel me portin në qytetin bregdetar.

(Foto: Ardian Gurra)

Fillimisht u dyshua për një djegie të qëllimshme, ndërsa sipas hetimeve paraprake, blutë e Durrësit dyshojnë se djegia e makinës është jo e qëllimshme. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, fillimisht zjarri ka rënë në kroskot, e më pas flakët janë përhapur në të gjithë mjetin.

Drejtori Ardian Gurra ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

Ndërkohë, policia vazhdon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.