Personi që shihni në këtë foto është Emiljan Gjepali, 34-vjeçari nga Shijaku, i cili u ndalua nga policia e Durrësit pasi dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Streha” më datë 16 qershor të këtij viti, kur në banesën e vëllait të tij S. Gjepali 43 vjeç, sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe 5 armë të llojeve pistoletë dhe automatik.

Gjepali zotëronte edhe një “Benz” të blinduar, të cilin uniformat blu e sekuestruan në cilësinë e provave materiale së bashku me armët edhe drogën.

Materialet e sekuestruara:

• 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.

•  një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;

• dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;

• një armë zjarri pistolet tip “COLT'USA;

• një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;

• një pistoletë sportive, tip Super Conter;

• 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.

• 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;

• 7 fishekë pistolete, kal 45;

• 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;

• dy krehëra automatiku, mod 56;

• një automjet tip Benz, i blinduar.

Vijon puna për kapjen e vëllait 43-vjeçar të shpallur në kërkim, S. Gjepali.