Almir Llupo ose ndryshe edhe njihet me emrin Eduart Stamolliu, është burri i cili ndërroi jetë rreth mesnatës pasi u ekzekutua me çifte në mes të lokalit nga pronari i tij në fshatin Goriçaj.

Ai kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit në sy të personave të tjerë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë gjithë skenën. Më pas, pronari i lokalit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës ku kishte banesën, dhe mori armën duke qëlluar 42-vjeçarin Llupo.

Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42 vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe në komisariat ka pranuar krimin.