FOTO/ Ky është Jak Prenga, babai i 5 fëmijëve që u rrëmbye dhe vdiq nga e rrahura… për pazare droge

28/01/2020 - 12:56

Del fotoja e babait të 5 fëmijëve që u mor peng në Kamëz dhe u vra rrugës për te resorti “Golden” në Shijak. Ky është Jak (Jan) Prenga, i cili u mor peng pasi dyshohet se i vëllai nuk kishte dorëzuar te porositësit e drogës një sasi prej 60 kilogramë kokainë. Trupi i tij ende nuk është gjetur nga policia e Shtetit, ndërkohë që sot është konfirmuar edhe vdekja e tij për shkak të dhunës.

Viktima Jak Prenga

Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.

Gjatë operacionit, Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për Elton, Leonard dhe Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e  “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje. Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i kësaj partie në Shkodër në vitet 1982 - 1991, Ahmet Osja është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeça

Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar në lidhje me shpërthimin e Coronavirusit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashk

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente p

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati

Paraditen e sotme në sheshin “Liria” të qytetit është zhvilluar aktiviteti “Një hap për Durrësin”. 

Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Fati i lojrave". 24 të tjer