Pas tharjes së palmave të vendosura përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, bashkia e Tiranës ka nisur zëvendësimin e tyre me pisha të reja.

Pemët e reja dekorative do të kushtojnë rreth 670 mln lekë. Bashkia e Tiranës mori vendim në fund të vitit 2017 për zëvendësimin e tyre me pisha dhe akordoi fondin përkatës.

Lapsi.al publikon fotot ku duket se në këtë autostradë sot ka nisur puna për zëvendësimin e palmave të thara me pisha.