Në stinën e nxehtë të verës, popullsia shumëfishohet në qytetin e Durrësit për shkak të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.

Një pjesë e madhe zgjedhin të çlodhen në bregdet, ndërsa një pjesë tjetër janë të interesuar të vizitojnë sitet historike.

Këta të fundit, përballen me diçka jo fort të këndshme në një qytet turistik; tabelat përshkruese pranë siteve turistike kanë humbur pamjen origjinale, aq sa vështirë të dallohet se çfarë shkruhet në to.

Tabelat, fotot e të cilave janë shkrepur në lagje të ndryshme të Durrësit, përveçse tërësisht të palexueshme janë edhe të dëmtuara e të mbuluara nga bimësia.

Ato kanë nevojë urgjente për t’u zëvendësuar sidomos tani që qyteti është destinacion i preferuar për mijëra pushues.