Zbulohet identiteti i personit që kërcënoi me armë efektivin e Shqiponjave në Tiranë, i cili i kërkoi lejedaljen dhe u qëllua me armë nga polici, që la të plagosur nga të shtënat edhe një kalimtare.

Ai quhet Orges Bilbili, personi që shihni në foton më poshtë, për të cilin Drejtori i Policisë së Tiranës paralajmëroi në deklaratën e tij kur sqaroi rrethanat se kishim të bënim me një person të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim.

Në fakt Orges Bilbili është i akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. /ABC News