Pasditen e sotme, Këshilli Bashkiak i Durrësit mblidhet për herë të parë që nga konstituumi i tij më datë 2 gusht.

Mbledhja urgjente e Këshillit Bashkiak bëhet për miratimin e një fondi për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Këshilli Bashkiak Durrës është në dominancë absolute nga PS-ja. Kuotat gjinore janë respektuar në raportin 50/50, ndërsa një pjesë e mirë e këshilltarëve ulen për herë të parë në parlamentin e qytetit.