Udhëtarët në rrugën Tiranë –Durrës kanë mbetur të habitur kur në autostradë kanë parë të qarkullojnë mjete të blinduara të ushtrisë.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km, të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.