Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës 3 ditore në Katar. Në fotot zyrtare të takimeve të delegacionit shqiptar me autoritetet e vendit arab shfaqet edhe kreu i bashkisë së Durrësit.

Nuk dihet nëse Dako ka paraqitur pranë autoriteteve të Katarit ndonjë projekt konkret për zhvillimin e Durrësit. Kjo pritet të zbardhet shumë shpejt, pasi ditën e enjte Dako pritet të rikthehet në krye të detyrës në bashki.