Mbeturinat urbane janë të hedhura përtokë përgjatë një pjese të mirë të rrugës së re paralel me portin e Durrësit.

Fotot e dërguara në redaksinë e DurrësLajm dëshmojnë sesi shishet bosh, letrat, ambalazhet e hedhura rreth e përqark në hyrje të sheshit të trageteve janë kontakti i parë i emigrantëve dhe të huajve me qytetin e Durrësit.

Në ndotjen e ambientit ndikojnë jo pak edhe vetë qytetarët, që hedhin vend e pa vend mbeturinat, duke kontribuuar për të krijuar një tablo aspak të këndshme në sytë e vizitorëve në qytetin bregdetar.