Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme te bizneset në bulevardin e Durrësit.

Menjëherë pasi tymi i madh që pushtoi zonën u largua, banorët rreth e rrotull, pronarët e bizneseve si dhe qytetarë të tjerë, janë derdhur pranë objekteve të tyre, për të konstatuar dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimi.

Dyert prej xhami të subjekteve janë thyer si pasojë e valës së fuqishme goditëse.

Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.