Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Durrësit është zgjuar me reshje intensive shiu, çka ka shkaktuar përmbytje të rrugëve kryesore e dytësore.

Teksa shumë qytetarë janë bllokuar prej nivelit të lartë të ujit, dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe tek tregu industrial i Durrësit.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon situatën aktuale në këtë zonë të qytetit. Puna e tregtarëve është pezulluar ditën e sotme, ndërsa uji ka "pushtuar" tregun.