Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. 11 ditë pas tërmetit shkatërrimtar, Durrësi mbetet një nga zonat më të prekura. Dhjetëra godina janë planifikuar të shemben, qindra janë shpallur të pabanueshme.

Prej ditësh ka vijuar shembja e objekteve të banimit që kërcënojnë jetën e banorëve dhe aktualisht, përgjatë ditës së sotme ka vazhduar procesi i pastrimit të inerteve. Inertet që po pastrohen në zonën e plazhit në Durrës do të grumbullohen në Porto Romano.