Zjarrfikësit të angazhuar në njësitë administrative Sukth e Katund i Ri për të rikthyer normalitetin në familjet e përmbytura dy ditët e fundit.

Mësohet se në terren janë angazhuar 3 automjete dhe 12 zjarrfikës.

Me tërheqjen e ujit, familjet që u evakuuan nga banesat po rikthehen në shtëpi.

Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati.