Vijon prishja e godinave të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Paraditen e sotme po punohet për prishjen e godinës katër katëshe në Nishtullë të Durrësit, në pronësi të shtetasit Alush Qoli.

Mësohet se kjo ndërtesë, në katin e parë shërbente si supermarket, në katin e dytë si lokal dasme, në të tretin ishte palestër, ndërsa në katin e fundit funksiononte si banesë.

Objekti i cili është klasifikuar i pabanueshëm apo që rrezikon ndërtesat e tjera, do të prishet me eskavator.

Gjatë ditës së sotme pritet shembja edhe e një 4-katëshi tjetër po në Nishtullë si edhe e dy pallateve të tjera me eksploziv në zonën e Shkozetit, ndërsa një ditë më parë, në lagjen 13 të Durrësit u shemb me eksploziv një pallat 6-katësh.

(Fotoja e parë, banesa tjetër katër katëshe në Nishtullë që do të shembet me eskavator.)