Francezët “përmbytin” Durrësin, çfarë thonë ata për Shqipërinë (VIDEO+FOTO)

09/05/2018 - 10:16

Durrësi “përmbytet” nga francezët. Këtë të enjte, në portin më të madh të vendit ka mbërritur kroçera e parë e sezonit “Bukuroshja e Adriatikut”, me 188 turistë francezë, nga Parisi, Lioni etj.

Kroçera “La Belle de L’Adriatique” u ankorua rreth orës 7:00 të mëngjesit në kalatën 4 të portit. Lundrimi i saj ka nisur në portet e Ajaccios dhe Bonifacios (Francë) për të vijuar në Palermo, Olbia dhe Bari (Itali).

Me të zbritur në Durrës, turistët kanë shëtitur në këmbë për t’u njohur sadopak me historinë dhe arkeologjinë e qytetit tonë. Në një prononcim për gazetaren e “DurrësLajm”, ata thonë që iu pëlqen Durrësi dhe do dëshironin që ta vizitonin sërish Shqipërinë në një herë të dytë.

Kroçera ka 188 turistë francezë në bord, të cilët do të udhëtojnë më pas me autobusë turistikë drejt qyteteve të Krujës, Tiranës dhe Beratit, ndërsa një pjesë do të vijojnë turin në qendrat arkeologjike dhe historike të qytetit bregdetar.

Sot rreth orës 18:00, anija do të vijojë lundrimin drejt portit të Dobrovnikut.

“La Belle de L’Adriatique” është anija e parë turistike e vitit, ndërsa kroçera “Berlin” do të jetë e fundit dhe pritet të mbërrijë në fund të muajit tetor të këtij viti.

Ndiqni pamjet e turistëve nga qendra e Durrësit dhe përshtypjet e tyre të para për vendin tonë!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 6 vota pro dhe 5 kundër, kthimin në detyrë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, për prokurorët Ols

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Bre

Teksa kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janari 2011, deputetë e përfaqësues të Partisë Socialiste po kryenin h

Sot mbushen tetë vite nga 21 janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste pa

Këtë të hënë, disa pedagogë të Fakultetit Histori Filologji të Universitetit të Tiranës kanë nisur sot grevën si mbështetje ndaj protestë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Në rend dite të kësaj mbledhjeje, janë disa

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore, ku do të k

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave që iu

Presidenti Ilir Meta nis nesër një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.